Aktualitet

Qarkullimi vijon normalisht, por kujdes: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë në zonat malore!

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH bëri të ditur se gjatë natës nuk pati reshje shiu apo dëbore, por temperaturat e ulëta mbeten prezente në të gjithë vendin.

Konkretisht, temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Valbonë në -18°C, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë. Në këtë kuadër, ARRSH-ja iu bën thirrje drejtuesve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prani dëbore.

Reshje shiu dhe dëbore nuk ka pasur përgjatë natës. Temperaturat gjatë natës ka qenë të ulëta deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset. Kontraktorët me mjete dhe punëtorë të shtuar janë në terren pa ndërprerje, kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore, thuhet në njoftim.