Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të ftohta. Moti vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në orët e mëngjesit pati prezencë të mjegullës së dendur, kryesisht përgjatë zonave luginore e prani të ngricave të forta përgjatë akseve rrugore.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet deri 18 m/s, shoqëruar me dallgëzim 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër -2/6 Diell pak re
Kukës -10/-2 Diell pak re
Lezhë -3/5 Diell pak re
Dibër -11/2 Diell pak re
Durrës 0/9 Diell
Tiranë -2/9 Diell
Elbasan -5/8 Diell pak re
Berat -3/9 Diell
Vlorë 0/9 Diell
Korçë -11/3 Diell pak re
Gjirokastër -5/7 Diell
Sarandë 0/9 Diell