Nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor, Juventusi ka vendosur që të ndërtojë të ardhmen rreth talentit të ri turk, Kenan Jildiz. Pavarësisht disa gabimeve të vogla, si kartoni i kuq në ndeshjen kundër Monzës, Jildiz nuk është vënë kurrë në dyshim dhe tashmë është një nga figurat kryesore të projektit të ri të skuadrës bardhezi.
Gjatë sezonit të kaluar, Jildiz mori një dëshmi të rëndësishme nga klubi, duke marrë fanellën me numrin 10, një simbol i peshës dhe përgjegjësisë te Juventusi. Tani, drejtuesit e klubit po përgatitin një rinovim kontrate që do ta bëjë atë një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës për shumë vite. Bisedimet mes Juventusit dhe agjentëve të Jildizit janë në faza të avancuara, me ofertën e klubit që përfshin një kontratë deri në vitin 2030 dhe një pagë neto prej mbi tre milionë euro në sezon plus bonuse.
Qëllimi i klubit është i qartë, asnjë interes për ta shitur talentin e lindur më 2005 dhe që dëshiron të qëndrojë në Torino. Megjithatë, oferta dhe interesimi nuk mungojnë nga klube të tjera europiane, sidomos nga Premier Liga. Çelsi, për shembull, tentoi ta transferonte Jildizin gjatë verës së kaluar, por Juventusi refuzoi çdo lëvizje për largimin e tij. Kenan Jildiz është në qendër të projektit të ri të Juventusit, brenda dhe jashtë fushës.
Në turneun e Botërorit për Klube në SHBA, ai është ndër lojtarët më të monitoruar dhe kjo është një mundësi e madhe për të treguar potencialin e tij në arenën ndërkombëtare. Prandaj, Juventusi kërkon të mbyllë rinovimin e kontratës, për të hequr çdo dyshim rreth së ardhmes së talentit dhe për të hapur një kapitull të ri në historinë e klubit, nën shenjën e Kenan Jildizit.
Me këtë lëvizje, edhe dëshira e Kenan Jildiz plotësohet pasi nuk ka pranuar që të largohet nga Juventusi edhe gjatë verës së kaluar dhe merkatos së janarit duke konfirmuar disa herë dëshirën për të qëndruar me fanellën kuqezi veshur dhe ta udhëheqë drejt sukseseve.