Imazhe satelitore janë nxjerrë para dhe pas sulmit amerikan të një dite më parë ndaj tri uzinave iraniane që merren me pasurim të uraniumit, në Isfahan, Fordo e Natanz. Presidenti Donald Trump tha se “qendra kyç bërthamore iraniane janë zhdukur”, ndërsa Irani pretendoi se ka larguar materialin bërthamor para sulmeve.

Një pamje satelitore nga 19 qershori shfaq disa shenja të dëmeve nga sulmet izraelite në ndërtesat e Qendrës së Teknologjisë Bërthamore të Isfahanit. Pamja e nxjerrë më 22 qershor, pas sulmeve amerikane, shfaq shkatërrim të madh të zonës.

Një pamje satelitore e uzinës për pasurim të uraniumit në Isfahan, më 19 qershor dhe një tjetër e nxjerrë më 22 qershor, pas sulmeve nga SHBA-të.

Uzina e Iranit për pasurim të uraniumit, Fordo, në dy imazhe satelitore: më 19 qershor, para sulmit amerikan dhe më 22 qershor, pas sulmit.

Gropa dhe tym mund të shihen në një vargmal pranë kompleksit Fordo, në pamjet e nxjerra pas sulmit të SHBA-ve.

Hyrjet në tunelet e kompleksit Fordo, para dhe pas sulmeve ajrore amerikane.

Një imazh satelitor i qendrës për pasurim të uraniumit në Natanz, i nxjerrë më 15 qershor dhe një tjetër i 22 qershorit, që shfaq një gropë pas sulmeve nga SHBA-të./Radio Evropa e Lire