Lifestyle

Qentë dhe makinat: Pse nxjerrja e kokës jashtë dritares mund t’u kushtojë shtrenjtë?

Ndërsa disa qentë duket se shijojnë të nxjerrin kokën nga dritarja e makinës, veterinerët paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë rreziqe serioze për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Mike Paul, veteriner, shpjegon se grimcat fluturuese si pluhuri, gurët e vegjël, insektet dhe mbeturinat e tjera mund të dëmtojnë sytë, veshët dhe turinjtë e qenit, duke shkaktuar madje infeksione që kërkojnë trajtim profesional.

Një tjetër rrezik i madh është mundësia që qeni të kërcejë nga makina, sidomos kur është i emocionuar ose vë diçka interesante, gjë që mund të çojë në lëndime serioze ose vdekje.

Udhëtimi me kokën jashtë dritares gjithashtu mund të shkaktojë probleme me aparatin e frymëmarrjes dhe infeksione të veshit për shkak të erës së fortë dhe ajrit të ftohtë.

Ekspertët rekomandojnë që qentë të vendosen në mënyrë të sigurt brenda makinës, qoftë në një kafaz transportues ose të lidhur me rrip sigurie të posaçëm. Në këtë mënyrë, kafsha do të jetë e mbrojtur dhe pronarët do të shmangin shpenzime të mëdha te veterineri.

Siguria e qenit mbetet gjithmonë prioritet, dhe një udhëtim i sigurt garanton një kafshë të lumtur dhe të shëndetshme.