Lifestyle

Qenushi juaj nuk lëviz nga vendi? Ekspertët tregojnë pse ndodh dhe si ta zgjidhni!

Çdo pronar qeni e ka përjetuar momentin kur qeni “ngulitet” në vend dhe nuk bën asnjë hap më tej. Sipas ekspertëve, kjo sjellje nuk është e pazakontë. Ata shpjegojnë se disa qen shkojnë aq larg sa jo vetëm që ulen dhe refuzojnë të ecin, por edhe shtrihen dhe “shtiren si të vdekur”. Trajnerët dhe këshilltarët e sjelljes së qenve theksojnë se kjo “kokëfortësi” shfaqet herë pas here për arsye të caktuara dhe është krejt normale.

Kur qeni ngurtësohet në vend, ai po përpiqet t’i përcjellë diçka pronarit, ndaj është shumë e rëndësishme njohja e gjuhës së trupit së tij për të kuptuar arsyen e “bllokimit”. Ndonjëherë qeni nuk dëshiron të largohet nga parku apo natyra, sepse po e shijon momentin. Por refuzimi për të lëvizur nuk ka gjithmonë një arsye të qartë. Është e vështirë të kuptosh çfarë ndodh në kokën e tij pa njohur përvojat e mëparshme apo situatën që e ka paraprirë sjelljen.

“Motivimi” për të qëndruar në vend, sepse mendon se do të marrë më shumë vëmendje ose i pëlqen më shumë të qëndrojë ulur. Frika nga diçka në mjedis si zhurma, makinat që kalojnë shpejt, kafshë apo njerëz të tjerë. Dhimbja ose shqetësimi fizik mund të ketë ndonjë dëmtim, artrit apo lodhje. Qentë që “ngulen” në vend mund të jenë të lodhur, të sëmurë, të kenë shkelur diçka dhe dëmtuar putrën, të jenë të moshuar dhe nuk duan të ecin gjatë, apo të ndiejnë stres, frikë ose kërcënim.

Nëse arsyeja nuk është e qartë ose është një sjellje e re për qenin, më e mira është të konsultoheni me veterinerin. Është e rëndësishme të kuptoni çfarë qëndron pas këtij mungese dëshire për lëvizje. Nëse e dini se është i frustruar nga largimi nga parku, lërini edhe pak kohë, çdo argëtim ka fundin e vet. Prandaj, stërvitja është ndihmë e pazëvendësueshme në këto raste. Kuptoni çfarë e motivon qenin tuaj si ushqimi, kafshët e tjera apo lavdërimi dhe përdoreni si shpërblim për sjelljen e dëshiruar. Inkurajojeni me zë të ngrohtë dhe entuziast. Përdorni ndonjë kënaqësi ushqimore për ta joshur. Përpiquni ta angazhoni duke i kërkuar të bëjë një truk që e di. Ose thjesht tregojini që të ndjekë një qen tjetër që ecën përpara.