Lifestyle

Studimi zbulon se cilët janë qenushët më rrezikshëm!

Zgjedhja e një race qeni si kafshë shtëpiake kërkon kujdes të veçantë, veçanërisht kur bëhet fjalë për sjelljen dhe prirjen për të kafshuar. Një studim i fundit i realizuar nga shkencëtarë amerikanë dhe publikuar në portalin Scotsman, ka nxjerrë në pah racat e qenve që kanë më shumë gjasa të kafshojnë. Në mënyrë surprizuese, në krye të listës ndodhet Jack Russell Terrier, një racë e vogël, por me temperament të fortë, që shumë kohë më parë është përdorur për të gjuajtur brejtësit.

Në vendin e dytë ndodhet Border Collie, një racë e rritur për të ruajtur bagëtinë, ndërsa në të tretin është Pastori Gjerman, i njohur për rolin e tij në forcat e rendit dhe hetimet policore. Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Perro Salchicha, Husky Siberian, Pekinez, Chow-Chow, Chihuahua, Rottweiler dhe Cocker Spaniel. Ndërsa Akita Inu dhe Pitbull Terrier, dy raca të konsideruara si potencialisht të rrezikshme renditen më poshtë. Ky studim thekson rëndësinë e edukimit dhe trajnimit të çdo qeni, pavarësisht racës, për të shmangur incidentet dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të sigurt me njerëzit.

Skanimet e trurit zbulojnë se qentë në përgjithësi e dinë se disa fjalë qëndrojnë për objekte të caktuara, raportuan studiuesit në revistën Current Biology. “Fjalët ‘aktivizojnë kujtesën e një objekti kur dëgjon emrin e tij’”-tha në një njoftim për shtyp studiuesja Marianna Boros nga Universiteti Eötvös Loránd në Budapest, Hungari. Për studimin, studiuesit lidhën 18 qenusha me një EEG, për të parë se sa thellë shkon kuptimi i gjuhës nga secili qen.

Një studim i fundit ka zbuluar se qentë mund të ndjejnë emocionet e pronarëve të tyre përmes ndryshimit të rrahjeve të zemrës. Ky studim, i realizuar nga Universiteti i Jyväskylä në Finlandë, shqyrtoi se si lidhja emocionale ndërmjet qenit dhe pronarit mund të ndikohet nga gjendja fiziologjike e secilit. Ndryshimi i numrit të rrahjeve të zemrës i referohet ndryshimeve të intervaleve midis rrahjeve të zemrës dhe tregon gjendjen e sistemit nervor autonom, i cili kontrollon funksionet e padukshme si frymëmarrja.