Qeveria ka publikuar listën e plotë të bizneseve që do të rihapen për t’ju kthyer normalitetit duke filluar nga dita e hënë.
Prej më shumë se 40 ditësh i gjithë vendi ynë hyri në karantinë të detyruar në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së Covid-19 në Shqipëri duke përfshirë thuajse të gjitha bizneset.
Duke filluar nga e hëna do të rihapen ato biznese që kategorizohen me rrezik të ulët, që mund t’i shihni në listën e fotove të mëposhtme.
Në fashën e dytë të bizneseve me risk të mesëm futen: Transporti rrugor urban dhe ndërurban, tregtia me pakicë e mallrave të përdorur, artikuj në tregje, autoshkolla, shërbim shkollorë mbështetës.
Ato me risk të lartë që do të hapen të fundit janë: Qendrat estetike, ku sipas Ramës ka ende një debat mes grupit, restorantet që nuk kanë shërbim taksi, dhe lokalet.