Kjo fillim javë nisi dhe me masat e reja lehtësuese aty ku nuk ka raste me COVID-19. Në të ashtuquajturat zona të gjelbra bëjnë pjesë qarqet Dibër e Gjirokastër, Bashkia Divjakë, si dhe dy zona të përbashkëta. Eshtë fjala për të bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë e Finiq. Gjithashtu të bashkive Prrenjas, Pogradec e Librazhd. Në to, pensionistët mund të lëvizin nga ora 6 deri në 8 e 30 minuta të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerë në fashën 9 e 30 me 17 e 30, por jo të shoqëruar nga më shumë se një person. Kush ka autorizim pune, nuk kufizohet nga oraret.
Edhe në zonat e gjelbra të vendit, parqet do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur për dy javë të tjera. Në hapësirat e tyre publike nuk lejohet grumbullimi e qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë. Ndërkaq sa i takon makinave private të transportit, gjithnjë në zonat e gjelbra, lejohen të qarkullojnë pa autorizim, me një pasagjer. Por vetëm brenda qarkut apo bashkive përkatëse në orarin 9 e 30 me 17 e 30 minuta.