Aktualitet

Qytetarët dalin në protestë kundër rritjes së çmimeve, qeveria të ndërhyjë!

Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve jo vetëm të bukës, por edhe ushqimet e shportës dhe karburantet. Protesta është organizuar nga qytetarët me vullnet të lirë dhe shoqëria civile për rritjen e çmimeve pasi këto rendojnë në xhepat e familjeve konsumatore.

Qytetarët shprehen se kjo e bën edhe më të papërballueshme jetën e tyre. Paralajmërimi për një rritje të çmimit të energjisë elektrike për shkak të krizës globale të energjisë ka shtuar edhe më shumë stresin dhe pakënaqësitë tek shqiptarët.

Në lidhje me protestën ka reaguar edhe ambasada e SHBA. Ku u bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin turmat në lokacione të ndryshme, pasi protesta mund të jetë paqësore por mund edhe të mos jenë të tilla.

Por nga ana tjetër Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm.

Sejko bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa theksoi se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë politikën monetare.

Rritje me bazë të gjerë e kërkesës për mallra dhe shërbime.
Rritje e mëtejshme e ekonomisë shqiptare në afatmesëm, premisa për normalizimin e inflacionit deri në 2022. Rritja e çmimeve në tregjet botërore do ketë ndikim në fryrjen e inflacionit në vend dhe në votë. Ruhet kahu stimulues i politikës monetare. Do i shërbejë kthimit të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv. Rritja ekonomike rezultoi më i shpejtë dhe niveli i inflacionit disi më i lartë se parashikimi. Rritja e inflacionit pasqyroi goditjet që vijnë nga rrjeti i huaj.
Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rritje të shpejtë vitin e ardhshëm.
Në rast se kjo rritje e çmimeve provohet më e fortë Këshilli mbikëqyrës i gatshëm të rishikojë politikën monetare”, tha Sejko.