Bota

Raketat Tomahawk në Ukrainë/ Përgjigjet Rusia…

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova është shprehur këtë të shtunë se dërgimi i armëve në Kiev nuk do të ndihmojë në arritjen e ndonjë zgjidhjeje të luftës. Ky reagim vjen pasi Pentagoni ka miratuar dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë.

Pentagoni  i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë dritën jeshile për të dërguar raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, pasi vlerësoi se kjo nuk do të ndikonte në rezervat strategjike të SHBA-së. Vendimi përfundimtar, megjithatë, i takon presidentit Donald Trump.

Tomahawk-ët  kanë një rreze veprimi prej rreth 1,600 kilometrash,  gjë që do t’i lejonte Ukrainës të zgjeronte aftësinë e saj të sulmit thellë në territorin rus. Miratimi i Pentagonit ka inkurajuar aleatët evropianë të SHBA-së, të cilët besojnë se nuk ka më asnjë arsye për të vonuar.