Showbiz

Rama: “Bonus për 70 mijë familje që punojnë në të zezë”

Në një bashkëbisedim live me publikun në faqen e tij zytare në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama i gja përgjigje një prej cështjeve më problematike të pandemisë.

Që prej fillimit të mbylljes së bizneseve dhe qëndrimit në karantinë nuk është lënë pa theksuar nga media dhe qytetarët se ata që preken më shumë nga lufta janë familjet që punojnë në të zezë që në Shqipëri janë me mijëra.

Kam marrë shumë shpesh, kam reaguar shumë shpesh, shumë kënd që jeton në vështirësi të mëdha ekonomike dhe punon në të zezë, nuk ka zgjidhje individuale, por duke konstatuar dhe analizuar se një pjesë e madhe e atyre që e ushtrojnë veprimtarinë në të zezë janë në një grup prej afro 70 mijë familjesh që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, por sidqoftë edhe pse kanë pasur një pikëzim më i lartë se atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike, si aplikues për ndihmë ekonomike konsiderohen kur të bëhen verifikime e duhura.

Janë familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh dhe prandaj po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte, njëherë për periudhën e mëtejshme dhe si do të jetë, sa do të jetë dhe kur do të ndodhë, do ta kemi të qartë në javën, këtë javë, brenda kësaj jave do ta lajmërojmë këtë nismë plotësuese, të paketës së zgjeuar për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në të zezë nuk marrin ndihmë ekonomike dhe janë në situatë të rëndë. Ndihmën do ta bëjmë shumë shpejt. Duam të shkojmë përtej ndihmës prej 80 mijë lekësh, sa do ta kalkulojmë, por do ta shohim më tej” -tha Rama.