Aktualitet

Rama flet pas incidentit me bojë: Budallai me shiringë në dorë!

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish, lidhur me incidentin e sotëm në Kuvend, ku deputeti Paloka hodhi bojë në drejtim të tij. Në përgjigje të një komentuesi, Rama përmes rubrikës “Përgjigjja ime” thotë se dëmi më i madh një shoqërie i vjen nga budallallëku. “Budallai është një me shiringë në dorë që hedh bojë në Kuvend. Opozita e ka me ju, jo me mua, unë jam pengesë që t’i lejojë”, theksoi Rama. Duke iu referuar Palokës si një palobudalla, Rama thotë se ai kurajon e merr nga budallallëku i vetëdijshëm i dy partive opozitare në Kuvend. Kryeministri thotë se sot ishte një ditë e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por që për fat të keq u kthye në ditën e mavrisë me bojë.