Kryeministri Rama i përgjigjet demokratëve që kërkuan rritje të numrit të testimeve për koronavirus. Në një mesazh në “Twitter”, Rama shkruan: “PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42″.