Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën nga Asambleja e Partisë Socialiste në Lushnjë, duke deklaruar se “ditën dhe natën ligjin e bën thashethemi”. Rama u shpreh se pretendimet për bllokimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian janë “gënjeshtër me 7 gishta”, duke i cilësuar akuzat e opozitës si të pavërteta dhe të ndërtuara mbi thashetheme.
Ai theksoi se procesi politik i socialistëve lidhet me vijimin e reformave dhe avancimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian, duke shtuar se synimi është afrimi më i madh me qytetarët dhe informimi mbi punët e qeverisë.
Rama: Lufta për kryeqytetin e socialistëve, ku do të bëhen dhe zgjedhjet për kryetarët dhe bashkëkryetarët, më pas duke dale dhe në komunitet, në fazën ku do të bëhen dhe zgjedhjet për kryetarët e njësive. Ky është sebepi, por jo motivi kryesor se pse ne e pamë të udhës që të bëjmë këtë fushatë mund ta quajmë komunikimi, pasi motivi kryesor lidhet me momentin që çuarjes para të negociatave për anëtarësim dhe mbyllje të tyre, që të jemi pranë njerëzve për të informuar për punët e Shqipërisë, për të cilat shqiptarët shohin dhe dëgjojnë pak ose aspak. Ditën dhe natën ligjin e bën gënjeshtra, thashetheme, gjysmë e gënjeshtra, që është dhe pjesa më e madhe, sajesa. Përveç atyre që na kanë dhënë votën dhe mbështetjen, askush tjetër, nuk na e fal dhe nuk do t’ia di për atë fitore që morën dhe pse na zgjodhën. Por do sherr dhe shamata, thashetheme, llucë e baltë. Kjo bie dhe mbi ju, ata që na kanë dhënë votën. Të rrish dhe dëgjosh vetëm keq e zi, diçka ndodh në aspektin e motivimit.
Kryeministri Rama deklaroi se opozita nuk lë asnjë rast pa sharë dhe shpikur në Bruksel, ndërsa kërkon bllokimin e rrugës drejt integrimit në BE. Ai tha se opozita do të zhytet më shumë me këto akuza, që i quajti të pavërteta.
“Maqedonia ka qenë në luftë të madhe politike dhe në prag konfliktit civil, por nuk ka bërë vaki të vijë opozita maqedonase në Bruksel duke u lutur ndalojeni Maqedoninë. Mali i Zi ka probleme të harmonisë etnike nuk ka bërë vaki të vijë opozita malazeze në Bruksel, ata kanë përfaqësinë e tyre me 50 veta, mijëra njerëz në Bruksel, shkojnë këta dhe u thonë atyre ça ndodh në Shqipëri. Bullgaria nuk ka paqe me zgjedhje stërzgjedhje. Por nuk ka ndodhur që partitë të nisen pas Berihajit dhe të bëjnë copash vendin e tyre. Këtë e bëjnë vetëm, ata që nuk i kemi përballë, i kemi prapa, gjithmonë e më prapa. Por ama, nuk ndodhin këto gjëra. Nuk dalin njerëzit nga vetja të sakatojnë vendin e tyre në gjuhë të huaj. I gënjen mendja se na mundin ne këtu duke dalë në TV jashtë shtetit, duke lehur në Bruksel. Sa më shumë e bëjnë këtë gjë, aq më shumë do zhyten. Jo të gjithë janë të lumtur që Shqipëria po bën progres. Kemi shkuar 1.5 mld investime të huaja.
E kemi marrë vendin me PBB nën 10 mld, sot jemi 27 mld. Në 2030 do shkojmë 35 mld. E kemi marrë më pak se 3 mijë euro për frymë, sot jemi 11 e 300 për frymë. Me pagë mesatare qesharake, sot kemi pagën e përgjithshme mesatare 870 euro. Rritet pasi rritet në sektorin privat. Në sektorin publik ka shkuar mbi 1000 euro. Kemi futur dhe për pagat për indeksimin. Kur rritja e pagës ishte x, inflacioni e ulte fuqinë blerëse. Sot nuk ka më, çdo pagë ka dhe indeksimin e inflacionit. Shumë e rëndësishme të jemi me këmbë në tokë, kokën lart dhe të shikojmë përpara.”, tha ai.