Showbiz

Rama konfirmon lehtësimin e lëvizjeve duke filluar nga java e ardhshme

Ditën e kaluar ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se masat shtrënguese, mbyllja e bizneseve dhe shkollave është shtyrë sërish pa afat deri në një njoftim të dytë.

Megjithatë disa orë më vonë kryeministri Edi Rama konfirmoi se po diskutohet një plan i lehtësimit gradual të tyre deri në mesin e këtij muaji.

Java e ardhshme pritet të vijë me lehtësira të lëvizjes megjithëse kreu i shtetit deklaroi se ato do të jenë me ‘pikatore’.

“Ne po detajojmë një plan të lehtësimit gradual të masave që do të hyjë në zbatim menjëherë sapo të shohim zbutje të kurbës. Nuk e dimë kur do të ndodhë por deri në mes të prillit do të kuptojmë sa thellë është shtrirë ky armik mes nesh. Po studiojmë disa lehtësira edhe për lëvizjen duke filluar me pikatore nga java e ardhshme. Prisnim kërcim të numrave në javën që lamë pas por nuk ndodhi as këto ditë. Na bën optimist por nuk do të thotë asgjë deri sot. Vigjilencë dhe rezistencë. Fati i kësaj lufte nuk varet vetëm nga ky armik por edhe rezistenca jonë.Do të jetojmë me ditën, jo me javën dhe as me muajin sepse ndryshe se fitojmë dot këtë luftë” –tha ai.