Nesër në Ditën e Punëtorëve nuk ka mbyllje të detyrueshme. Këtë e bën të ditur kryeministri Rama. “Në përgjigje të shumë pyetjeve për ditën e nesërme, 1 maj: Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave”, – shkruan Rama. Gjithashtu, shefi i qeverisë njofton se pasditen e sotme, Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta.