Aktualitet Politikë

Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë të negociatave!

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në datën 16 shtator, Shqipëria do të hapë katër kapituj të tjerë të negociatave me Bashkimin Europian.

Tjetër lajm i mirë, Shqipëria nuk ndalet! Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash, shkroi Rama në Facebook.

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe  tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”.