Kryeministri Rama deklaroi gjatë turit të llogaridhënies në Lushnje se reforma në drejtësi do të merret dhe me politikanë :“Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”. Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë”, tha Rama. Kreu i qeverisë njoftoi dhe një lehtësim taksash për biznesin e vogël që do të jetësohet para pushimeve të verës.