Showbiz

Rama: “Nga nesër, gjoba edhe këmbësorëve”

Në kuadër të masave strikte për lëvizjen e automjeteve, apo mbylljen e kufinjve për ndalimin e përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, shtohet edhe një rregull tjetër.

Pak momente më parë me anë të një lajmërimi në llogarinë e tij në Facebook, kreu i shtetit Edi Rama theksoi se nga dita e nesërme gjobat do vlejnë edhe për këmbësorët.

“Nga nesër, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët pas orës 18:00 dhe në çdo orë të ditës për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura. Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme. Më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq të thyeni rregullat” -shkruan Rama duke paralajmëruar të gjithë qytetarët.