Kryeministri Edi Rama pret që Azerbajxhani të investojë në Shqipëri siç ka bërë edhe me Malin e Zi. Rama gjatë bisedës së tij me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, tha se Shqipëria do t’i mbështesë gjithmonë.
“Shqipëria ka qenë është dhe do të jetë plotësisht mbështetëse e Azerbajxhanit. Ne përgëzojmë përpjekjet tuaja të lëvdueshme me fqinjit tuaj Armeninë.
Ne kemi një urë shumë të fortë Turqinë! Pres me shumë padurim që të dëgjoj dhe të shoh prespektivat dhe çfarë kanë arritur ekipet tona në sektorin e energjisë dhe të turizmit. Ne kemi të drejtë të jemi xheloz për Malin e Zi pasi keni bërë shumë investime aty, shpresojmë të bëni të njëjtën gjë edhe me Shqipërinë. Ndërkohe që prisja që ju të vinit në vendin tonë, mendova të vija unë këtu. Presim me padurim të lajmë borxhin në momentin që do të vini në vendin tonë.”, tha ai.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ka bërë me dije se takimin me kryeministrin Edi Rama kanë diskutuar për bashkëpunimin në sektorin e energjisë si edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare.
“Vizita dëshmon nivelin e lartë të dialogut politik mes vendeve tona, jemi takuar shumë herë, kemi komunikuar dhe po kështu edhe gjatë aktiviteteve ndërkombëtare kemi shfrytëzuar mundësinë për tu takuar me njëri-tjetrin. Do shkëmbejmë informacion dhe do flasim për rritjen e qarkullimit tregtar, po kështu do flasim edhe për bashkëpunim në sektorin e energjisë. Prej një viti jemi bërë eksportues i gazit natyror drejt Europës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme. Jemi në një ekip vendesh që kanë zbatuar me sukëss këtë projekt historik duke pasur parasysh rëndësinë e gazsjellësit transatlantik.
Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial për tu rritur. Po zhvillojmë takime për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë, është pjesë mjaft e madhe e agjendës sonë dypalëshe. Ajo ç’ka është në proces bisedimesh do sjell zhvillime të reja. Risitë në fushën e turizmit dhe tu ofrojmë qytetarëve mundësi të eja turistike”, tha Ilham Aliyev.