Aktualitet Politikë

Rama për resortin e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Vlorë: Sazani do të mbetet i Shqipërisë!

Gjatë takimit me operatorët turistikë në Vlorë, kryeministri Edi Rama foli dhe për investimin e vajzës së presidentit amerikan Donald Trump në ishullin e Sazanit.

Rama tha se negociatat ende nuk kanë përfunduar dhe se shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë projektin në ishull.

Ai bëri me dije se projekti i ndërtimit ka ndryshuar dhe se janë planifikuar më pak ndërtime.

“Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur negociatat për Sazanin. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin. Dhe në këtë pikë shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. S’do jetë resort i mbyllur, s’do bëhet rezervat i privilegjuar. Projekti i Sazanit ka ndryshuar ë proces. Ato do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, artistik të rëndësishëm. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe. Kjo do sjelli vetëm të mira për Vlorën”, tha Rama.

Në prag të sezonit të ri turistik, kur bizneset po bëhen gati për të pritur turistë e vizitorë, kryeministri Rama nga Vlora kishte një porosi të posaçme për operatorët turistikë: Kujdes çmimet!

“Çmimet duhet t’i vendosi vizioni strategjik për fatet e bizneseve tuaja. Duhet të mendoni për fatin e këtyre investimeve. Të lexojmë çfarë ju ka ndodhur të tjerëve. Në momentin kur janë gjetur para rezultatit të hapjes dhe kërkesës, anë dehur dhe kanë vepruar si të dehur. Duke ofruar çmime të larta dhe shërbime të dobëta. E kanë pasur mendjen e ngushtë se 12-13 mln njerëz do I kenë aty kanë filluar të investojnë, dhe u kanë mbetur në dorë investimet”, tha Rama.