Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama!

Pas qëndrimit prej një ditë në Vlorë, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ka vizituar kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ku ka qëndruar përreth 30 minuta.

Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Rama konsumuan një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum.

Sipas mediave, vajza e presidentit të Trump ka përdorur në Tiranë makinën që përdoret nga ambasadori i SHBA në Shqipëri.

LEXO EDHE: BIRN: Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun!

Qeveria shqiptare i ka dhënë kompanisë së Jared Kushner, dhëndri i presidenti Trump, statusin e “investitorit strategjik” për zhvillimin e një resorti luksoz turistik në ishullin e Sazanit, një projekt me vlerë të parashikuar rreth 1.4 miliardë euro. Projekti synon transformimin e ish-bazës ushtarake në një resort elite me hotele dhe vila.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare për investimet që do bejne në Akërni dhe Zvërnec, zona ku është përqendruar vizita e fundit e Ivanka Trump, ndërsa bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po merr pjesë në Samitin e Davosit.