Politikë

Rama përjashton dorëheqjen: Zgjedhjet e ardhshme, në vitin 2021!

Kryeministri, Edi Rama, komentoi nga Puka vendimin e opozitës për të djegur mandatet për të cilën tha se ky është një film i parë sa herë i afrohemi zgjedhjeve. Rama përjashtoi mundësinë e dorëheqjes teksa siguroi që do e çojë deri në fund kontratën me popullin. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare sipas kreut të qeverisë do të jenë në vitin 2021 dhe opozita do të dalë më e vogël në numra se sa është aktualisht. Sulmet ndaj godinës së Kryeministrisë, Rama i quajti vandalizëm dhe film të përsëritur sa herë ka zgjedhje.