Politikë

Rama: Sfidë historike për Kosovën. Shqip në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Rama bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve kudo që ndodhen për të kontribuar për atdheun. Nga Samiti i Diasporës, kreu i Qeverisë vlerësoi arritjet shqiptare në në botë, ku veçoi Maqedoninë e Veriut: “Jo vetëm që shqiptarët në Shqipëri janë më mirë sot, se ç’ishin në kohën e samitit të parë, por ajo që konsiderohej si e pamundur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, sot është realitet. Brenda këtij harku kohor, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut flitet shqip”.  Rama thumboi opozitën për qëndrimin e saj: “Unë ju them vetëm një gjë atyre që ishin të ftuar dhe nuk erdhën sot. Ju them vetëm një gjë: ‘Kur do flasim?” Shefi i qeverisë dha garanci për votën e shqiptarëve të diasporës: “Sfidë që do të vendoset sot, por që përcakton sesi do të jenë pas 30 vitesh ata që sot nuk kanë lindur ende. S’ka pasur asgjë më të rrezikshme dhe më penguese për shqiptarët, sesa kur përballë tyre kanë dalë shqiptarët, për hesape të vogla të mjedisit politik, duke e kthyer flamurin në një ‘armë’ për të luftuar kundër njëri-tjetrit për të gjetur tradhtarin dhe patriotin, të mirin dhe të keqin, djallin nga shenjtori”, u shpreh Rama