Aktualitet

Rama të mërkurën vizitë zyrtare në Austri për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Austri ditën e mërkurë. Gjatë qëndrimit atje, Rama do të takohet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, takim i cili do të shoqërohet me një konferencë shtypi. Austria mbështet hapur procesin e çeljes së negociatave me Shqipërinë. Një ditë më parë, kancelari austriak bëri thirrje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.