Showbiz

Rama u kërkon falje grave, ende nuk dihet se kur mund të rihapen qendrat estetike

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në mbledhjen parlamentare ditën e enjte se kurba e Covid-19 është e qëndrueshme dhe se tani po mendohet për hapjen e ngadaltë të vendit.

Të njejtën gjë ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama i cili theksoi se po ndërtohet plani për hapjen e bizneseve dhe kthmin në gjendjen normale edhe pse me ‘pikatore’.

Në strategjinë e hapjes së vendit momentalisht po bëhet ndarja e aktiviteteve në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin. Në listën e aktiviteve me rrezikshmëri të ulët ai përmendi shitjet me pakicë ndërkohë që ato me rrezik të mesëm dhe të lartë duhet të presin pak më gjatë për t’ju ritkhyer punës.

Një ndër pikat e vetme ku ka debat është nëse qendrat estetike do të kategorizohen si rrezik i madh apo i mesëm mëgjithëse me shumë gjasa do të merret vendimi për këtë të parën.

Në këtë rast kreu i shtetit i kërkon ndjesë grave dhe vajzave që janë në ankthin e mos ndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh.