Një raport i pritshëm i Departamentit Amerikan të Drejtësisë akuzon ish-shefin e FBI, James Comey, se ka qenë i pabindur, por jo i motivuar politikisht. Kryeinspektori, Michael Horovitz, tha se ai ishte shkëputur në mënyrë dramatike nga normat e FBI, në menaxhimin e hetimit rreth çështjes së emaileve të Hillary Clinton. Ish kandidatja për Presidente e Shteteve të Bashkuara, fajësoi Comey-n për humbjen e saj në zgjedhjet e 2016-s përball Donald Trump-it.