Aktualitet

Raporti i DASH, Meta: Kthimi i pronave për bashkësitë fetare detyrim kushtetues!

Presidenti i Republikës Ilir Meta përshëndet raportin e fundit të Departamentit të Shtetit mbi “Liritë fetare në Shqipëri” që pasqyron situatën e komuniteteve fetare në vendin tonë. Meta i qëndron veçanërisht vlerësimit mbi çështjen e pronave të bashkësive fetare në Shqipëri. Ai theksoi se rikthimi i pronave këtyre bashkësive është jo vetëm një detyrim kushtetues por edhe një kontribut i domosdoshëm për rimëkëmbjen e mëtejshme të institucioneve fetare dhe të forcimit të pavarësisë së tyre.