Bota

Raporti: Një në pesë fëmijë jeton në varfëri ekstreme!

Një raport i publikuar së fundmi nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara, ka nxjerrë të dhëna tronditëse për sa i përket fëmijëve. Sipas raportit, një në pesë fëmijë në botë jeton në varfëri ekstreme. Shifra përkon me 385 milionë fëmijë në botë, të cilët jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë. Ndërkohë 689 milionë fëmijë, apo gjysma e numrit total të fëmijëve, jetojnë në varfëri mesatare me më pak se 3.1 dollarë në ditë.