Sport

Rashford përballë dyshes Trent-Bellingam, më në fund do të kemi një derbi anglez në “El Clasico”

Ardhja e Markus Rashford te Barcelona do të rrisë vëmendjen e mediave spanjolle dhe atyre angleze ndaj futbollit spanjoll në Angli. Sulmuesi i huazuar nga Mançester Junajtid do të jetë në qendër të vëmendjes, ashtu siç ndodhi me Xhud Bellingham kur erdhi në Madrid në sezonin 2023-24 nga Dortmundi dhe ardhjen e Trent Aleksandër-Arnold në klubin e bardhë në Kupën e Botës për Klube. Ardhja e Rashford te “Los Blancos”, do të thotë që për herë të parë, në “El Clásico”-t midis Barçës dhe Realit të Madridit do të kenë lojtarë anglezë në të dyja skuadrat.

LEXO EDHE: Xhaka refuzon Milanin, Interin dhe milionat nga Arabia! Mesfushori shqiptar zgjedh ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Në 100 vitet e fundit, vetëm Geri Lineker kishte veshur fanellën blaugrana për tri sezone (1986-89) në të cilat asnjë bashkatdhetar i tij nuk kishte luajtur në “Santiago Bernabéu”. Lori Kaningam, i cili madje mori duartrokitje nga “Camp Nou” në shkurt të vitit 1980 gjatë një fitoreje 2-0 për Realin e Madridit, kaloi katër sezone në Madrid, por Lineker mbërriti në Barcelonë tre vjet më vonë me “Pichichi”-n (golashënuesi më i mirë) e Kupës së Botës 1986 nën sqetull.

LEXO EDHE: Tjetër emër i njohur përfundon në “orbitën” e Juventusit, bardhezinjtë kërkojnë sulmuesin që Liverpool-i e transferoi për 85 mln euro!

Që atëherë, katër lojtarë anglezë kanë luajtur për Realin e Madridit, para dyshes aktuale: Stiv MekManaman (1999-2003), David Bekham (2003-07), Xhonatan Udgejt (2004-06) dhe Majkëll Ouen (2004-05).