Bota

Rasti Skripal, dy rusë identifikohen si të dyshuar

Dy shtetas rusë u identifikuan si të dyshuar në përpjekjen për të vrarë ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia. Për sulmin e para 6 muajve në Sollsbëri, ekzistojnë prova për të akuzuar Aleksandër Petrovin dhe Rusllan Boshirovin. Nga verifikimet rezultoi se dy ditë para se t’i helmonin Skripalët me agjentin nervor Noviçok, të dyshuarit kishin udhëtuar nga Moska drejt Londrës. Britania do të kërkojë urdhër-arrest europian, jo ekstradim, pasi Kushtetuta e Rusisë nuk lejon ekstradimin e shtetasve rusë.