Celebrities Live From Tirana

Reagimi i VIP-ave pas veprimit në varreza të Megi Pojanit, Flavio Qarri: “E përdorën për audiencë…”!

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse, herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes. Shpesh postimet e saj marrin sa komente pozitive aq edhe kritika, e ndonjëherë edhe ofendime. Një video e publikuar para disa ditësh nga e motra e saj Marsi Pojani u bë virale kudo në rrjet.

Në video shfaqej Megi teksa qeshte ndërkohë që pastronte varrin e stërgjyshes së saj. Lidhur me këtë kanë reaguar jo vetëm komentuesit duke ofenduar rëndë, por nuk munguan dhe deklaratat nga personazhet publikë. Disa prej tyre e komentuan negativisht, përmendim këtu reperin Noizy, këngëtaren Rozana Radi e së fundmi dhe Dalina Buzin, e cila ndryshe nga ta e justifikoi këtë gjë. Ndërkaq, para disa ditësh moderatorja ishte e ftuar në “Wake Up” dhe tregoi si qëndron e vërteta, gjithashtu kërkoi falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.

Për të diskutuar më shumë rreth fenomenit “Cancelled Culture” e cila përdorur për t’iu referuar një kulture në të cilën ata që mendohet se kanë vepruar ose kanë folur në një mënyrë të papranueshme, përjashtohen, bojkotohen ose shmangen ishte i ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” gazetari Flavio Qarri. Sjellim në vëmendje se pas atij veprimi Megi humbi rreth 4 mijë followers në Instagram. Si e komenton Flavio këtë?

Në gazetari unë jam partizan i qëndrimit, pra i qëndrimit live jo nëpërmjet censurës. Mban një qendrim, e ke personin përballë, demanton ekzistencën e tij. Censurën e injorimit nuk ia bën dot një njeriu, bëhet në Shqipëri por më duket pak idjote. Është motra e keqe e etikës. Ti mund të kesh një filtër etik për atë që lejon dhe nuk lejon por nuk mund të zhdukesh një personazh. Të gjithë ata njerëz mund të kishin pasur hijeshinë ta neverisnin atë gjest në heshtje pa qenë nevoja për të na treguar se sa të revoltuar ishin. Unë humbas miq dhe shok nga deklaratat e mia. Ajo që ndodhi është që gjithë këta njerëz përdorën një veprim karagjoz për të kapur ata audiencë dhe për të kapur ata lajmin. Luizi është shembulli me eksemplarë. Nuk mundet që një lëvizje qytetare të zhduk dikë nga qarkullimi. Nuk i bën dot ti asnjë presion asnjë festivali për të zhdukur një këngëtar.