Producenti muzikor Alberati ka ngritur akuza të rënda ndaj banorit të Big Brother VIP Albania, Gjestit, përfshirë edhe pretendime për dhunë ndaj ish-partneres së tij, Diellzës. Këto akuza kanë shkaktuar reagime të shumta, por deri tani, askush nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me to.
Por motra e këngëtarit, Blerina, ka reaguar përmes një videoje në TikTok, ku ka hedhur poshtë akuzat e Alberatit.
Ajo theksoi se fama është diçka e bukur, por nuk mund të merret me forcë, duke shtuar se është më mirë të mbahet qetësia dhe të mos përdoren fjalë të kota.
Asgjë nuk o tu ia dridh brenda aty
– tha Blerina, duke aluduar për përpjekjet e disa personave për të përfituar nga fama.
Blerina bëri gjithashtu thirrje për paqe dhe më pak inat, duke nënvizuar se është më mirë të jesh i qetë sesa të përhumbesh në fjalë të kota.
Alberati ka akuzuar Gjestin për dhunë ndaj ish-partneres së tij, ndërsa reagimi i motrës së këngëtarit ka qenë i drejtuar për të qetësuar situatën.