Presidenti Donald Trump po mban një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ku tha se Irani mund të “eliminohet” brenda një nate dhe tha se ajo natë “mund” të jetë mbrëmja e nesërme.
Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-të mund të godasin termocentralet, urat dhe infrastrukturën tjetër në Iran nëse Teherani nuk arrin të arrijë një marrëveshje ose të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte. Gjatë fundjavës, ai tha se Irani kishte kohë deri të martën në mbrëmje për të arritur një marrëveshje.
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar shpëtimin historik të dy pilotëve amerikanë të avionit F-15 që u rrëzua në Iran.
Presidenti amerikan tha se ishte një vendim i vështirë për operacionin e shpëtimin e ushtarakëve, por siç tha ai “nuk braktisim asnjë amerikan në betejë”.
LEXO EDHE: Vrasja e zyrtarit të lartë iranian, Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa kërcënimi të eliminohet!
“Ishte një vendim i rrezikshëm sepse mund të kishim patur 100 të vdekur, në vend të një ose dy,” shtoi Trump.
Ai tha se ekipet e shpëtimit hasën në “zjarr masiv armik” dhe një helikopter ka ende plumba në kabinë.
Trump tha se një person i brendshëm ka zbuluar të dhëna që tregojnë se piloti i rrëzuar ishte ende në territorin iranian. Ai e konsideroi këtë një veprim të rrezikshëm që vuri jetën e pilotit në rrezik të madh dhe paralajmëroi se individi përgjegjës do të ndëshkohet.
Teherani ka propozuar një plan me 10 pika, për t’i dhënë fund luftimeve, një protokoll që sipas zyrtarëve vendas do të mundësonte kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve.
Po ashtu në planin me 10 pika të Iranit, veç fundit të përhershëm të luftimeve, bën pjesë edhe rindërtimi i vendit.