Ben Affleck ka zbuluar në një intervistë për GQ se cili është filmi që nuk do të donte ta përsëriste. “Më pëlqeu ‘Batman kundër Superman’. Dhe më pëlqeu paksa që dola në ‘The Flash’ dhe duke punuar për një ose dy ditë me Viola Davis në ‘Suicide Squad’”-filloi të shpjegonte ai. Në fakt, ai beson se ka bërë një punë të mirë si Bruce Wayne:
Në aspektin kreativ, jam i bindur se më pëlqejnë idetë dhe ambiciet që kemi vënë në atë Bruce Wayne të vjetër, të thyer dhe të lënduar. Dhe kjo është diçka që ne vërtet e kemi aspiruar në filmin e parë.
Megjithatë, ai nuk do të kthehej në atë moment të jetës së tij filmike:
Nuk do të doja ta përsërisja. Ishte plot keqkuptime mes orareve, keqkuptime dhe pritshmëri të paplotësuara. Atë kohë as unë nuk po sillja asgjë pozitive. Kisha problemet e mia, probleme të konsiderueshme, në atë proces dhe në atë kohë. Për një kohë të gjatë, kam pirë në një mënyrë relativisht normale. Ajo që ndodhi është se fillova të pi gjithnjë e më shumë ndërsa martesa ime (me Jennifer Garner) po shpërbëhej me momentin që ishin xhirimet e ‘Justice League’.
Rikujtojmë se Affleck më në fund ka thyer heshtjen për divorcin e tij nga Jennifer Lopez. Në një intervistë për kopertinën e prillit të “GQ”, ai tregoi të vërtetën e tij, duke mohuar thashethemet dhe duke sqaruar se nuk kishte skandale, apo drama pas përfundimit të martesës së tyre.