Showbiz

Regjisori i “Bohemian Rhapsody” i gatshëm të sjellë jetën e Madonnës në një film

Dexter Fletcher regjisori i mirënjohur i “Rocketman” dhe “Bohemian Rhapsody” është i gatshëm të sjellë një realizim të ri që do të pritet mjaft mirë nga akademia e filmit.

Mesa duket ai i ka vënë syrin jetës dhe karrierës së mbretëreshës së muzikës pop Madonna për ta shndërruar në një mjuzikëll të suksesshëm.

Filmi do mund të quhet “Blonde Ambition” dhe do të publikohej në vitin 2020. E vetmja sfidë në këtë mes është aprovimi i Madonnës e cila nuk e pëlqen këtë ide pasi i frikësohet faktit se regjisori mund ta ndryshojë historinë e saj.