Botë e Çuditshme Music

Rekord botëror në muzikë, mbi 8 mijë kitaristë luajnë njëherazi…

Mijëra kitaristë u mblodhën në Sheshin e Tregut të qytetit Vroclav në Poloni, për të interpretuar këngën “Hey Joe” të artistit të njohur amerikan Jimi Hendrix, duke vendosur një rekord të ri botëror “Guinness” për ansamblin më të madh me kitara.

Gjithsej 8 mijë e 122 pjesëmarrës e luajtën këngën njëkohësisht, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 6 mijë e 346 kitaristësh dhe që u vendos në vitin 2009, po në të njëjtin vend.

Performanca ishte pjesë e Festivalit vjetor “Thanks Jimi”, një event që feston trashëgiminë e Hendrixit dhe bashkon kitaristë nga e gjithë bota. Zyrtarët e Rekordeve Botërore Guinness ishin të pranishëm për të verifikuar dhe konfirmuar rekordin e ri në vend.