Aktualitet

Rektori i komanduar i UT merr vendimet e para, zhbllokon bibliotekën dixhitale

Pesë ditë pasi u caktua të marrë kompetencat e rektorit, Berndard Dosti ka marrë vendimet e para. Në mbledhjen e fundit, Dosti vendosi zhbllokimin e bibliotekës digjitale dhe krijimin e aksesit për të gjithë personelin akademik dhe studentëve. Po ashtu rektorati i drejtoi kërkesë gjykatës për heqjen e sekuestros për sistemin informatik të Universitetit të Tiranës.