Pas Shkodrës, RENEA e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me mbi 20 autoblinda e furgonë, ndodhen në fshatin Nikël të Krujës. Në një operacion të drejtuar nga kreu i Policisë, Ardi Veliu, prej orëve të para të mëngjesit po kontrollohen banesat e një grupi personash, të njohur si pjesë e Grupit të Niklës. Në pikat kyçe janë vendosur dhe snajpera për të parandaluar mundësinë e rezistencës së armatosur. Mes shtëpive të rrethuara, janë ato të fisit Haka. Nga informacionet paraprake, njoftohet shoqërimi i 6 shtetasve: Flamur Hakës, i njohur me nofkën Tuku, si dhe i Marenglen e Bedri Hakës, Durim e Valter Bamit e Ylli Cangut. Ndërkaq, ende nuk dihet me saktësi motivi i këtij aksioni në Nikël.