Aktualitet

RENEA dhe FNSH vijojnë kontrollet në banesat e Grupit të Niklës

Specialet e RENEA-s dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë vijojnë kontrollet në banesat e personave që njihen si pjesë e Grupit të Niklës. Nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu, Policia ka zbarkuar në këtë fshat të Krujës prej orëve të para të mëngjesit. Deri tani njoftohet ndalimi i 10 personave, mes tyre Flamur Haka, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe i kërkuar nga Policia.