Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme. Prej orëve të para të ditës e deri në mesditë dominojnë me vranësira mesatare deri të dendura, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Pas mesditës, pritet përmirësim i kushteve atmosferike e mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era fryn nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, me shpejtësi deri në 15 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në det me forcë 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
11/17
Re shi diell
Kukës
9/13
Re shi diell
Lezhë
13/17
Re shi diell
Dibër
8/12
Re shi diell
Durrës
12/19
Re shi diell
Tiranë
14/20
Re shi diell
Elbasan
12/19
Re shi diell
Berat
12/20
Re shi diell
Vlorë
14/21
Re shi diell
Korçë
8/15
Re shi diell
Gjirokastër
10/18
Re shi diell
Sarandë
13/20
Re shi diell