Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Australia po e çon planetin në versionin “green mode ON” — dhe këtë herë, nuk është thjesht ndonjë slogan për Instagram. Vendi që dikur prodhonte energji me qymyr si të ishte fabrika e Darth Vader-it, tani po bëhet gati të funksionojë 100% me energji të pastër. Po, komplet pa tym, pa blozë, pa “qelibar” në mushkëri.
Shefi i rrjetit energjetik të Australisë thotë: “Nuk është ndonjë ide e çmendur e ambientalistëve.” Thjesht, impiantet me qymyr janë kaq të vjetra sa po prishen vetë. E di, si ato sobat e vjetra të gjyshes që s’duan më të ndizen. Dhe çfarë po i zëvendëson? Era, dielli, bateritë — dhe pak gaz për ditët kur s’ka as diell, as erë, as durim.
Deri tani, 35% e energjisë në Australi vjen nga burime të rinovueshme. Dhe prit kur të dëgjosh këtë: 4 milionë shtëpi kanë panele diellore në çati. Domethënë, gjyshi që ka vendosur panelin “për dritën e oborrit” është zyrtarisht pjesë e revolucionit energjetik.
Por çelësi i suksesit? Australia s’po pret politikanët që flejnë mbi ligje. Janë vetë tregjet që po e shtyjnë ndryshimin — sepse energjia e gjelbër është më e lirë. Ironikisht, “të shpëtosh planetin” po del më ekonomik sesa “ta djegësh”.
Sigurisht, ka dhe sfida: rrjeti duhet të mësojë të funksionojë pa ato motorët e mëdhenj që stabilizonin gjithçka. Dhe këtu hyn teknologjia “e mërzitshme”, si freksioni elektrik që ruan ekuilibrin e rrjetit. Po, freksion, si makina e xhaxhit, por për energji.
Në fund të ditës, Australia po na tregon se 100% energji e pastër s’është “ëndërr” — është thjesht logjikë, diell, dhe pak më shumë rërë në flokë.