Sport

Rey Manaj bëhet vendimtar! Sulmuesi kuqezi shënon golin e fitores për Sivasspor(VIDEO)!

Rey Manaj duket sikur nuk ka qenë kurrë i larguar nga Sivasspori. Sulmuesi i kombëtares shqiptare këtë të dielë rezultoi vendimtar për skuadrën e tij teksa i dha fitoren 1-0 Sivassporit në ndeshjen e radhës në Ligën e Parë ndaj Serik Spor në fushën e këtij të fundit

Gjithçka ndodhi në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes pasi e para ishte mbyllur 0-0 kur Manaj mori një pasim perfekt në zonën e skuadrës kundërshtare duke e dërguar topin në rrjetë për të çuar rezultatin në 1-0 që mbeti i tillë deri në përfundim të takimit me Sivasspor që shkon në kuotën e 38 pikëve.

LEXO EDHE: Tensionet në Iran, Jasir Asani siguron: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet!

Rey Manaj prej 5 ndeshjesh luan si titullar me Sivassporin dhe që nga rikthimi i tij te skuadra turke ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe një asist. Sulmuesi 29 vjeçar po përjeton një formë mjaft të mirë, që përbën një lajm shumë të mirë për Kombëtaren shqiptare e cila këtë muaj do të luajë ndaj Polonisë për fazën e playoffit të Botërorit 2026.

Shiko këtu golin e Rey Manajt.

LEXO EDHE: Kategoria Superiore/Elbasani lë sërish pikë, Bylis i merr barazimin e largon nga kreu