Zgjedhjet 2025

Rezultatet e deritanishme zgjedhore, Aleksandër Çipa: “Kemi nevojë për rikthimin e një ekuilibri…”

Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”.

Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.

Si i shikon Aleksandër Çipa rezultatet e deritanishme?

Ne kemi nevojë për një maturitet dhe për rikthimin e një ekuilibri, jo thjesht midis palëve politike, por brenda vetë shoqërisë, që të kemi mundësinë të kontrollohet dhe të jepet efikasiteti i një qeverisësi.

Rama dhe Berisha e kanë pamundësuar hyrjen e forcave të reja dhe e mbajnë si ‘zog në kafaz’ demokracinë…

Është një nga mekanizmat më vetëpengues që ka realizuar klasa politike. Jo rastësisht, ajo është strategji, nuk kam asnjë iluzion për këtë gjë. Por në rastin konkret, në kushet që vetë sovrani ka mbështetur disa subjekte të reja që janë në rishtaritetin e tyre politikë, lë të kuptohet që tendenca e shoqërisë është për një nevojë plurale.