Aktori i njohur Richard Gere ka bërë një hap të madh duke u zhvendosur përgjithmonë në Madrid, dhe arsyeja kryesore për këtë vendim është kritika e tij ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Gere, i cili u nderua me një çmim Goya për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografi gjatë një ceremoni në Granada, përdori këtë mundësi për të shprehur shqetësimet e tij mbi situatën politike në Amerikë.
Në fjalën e tij, aktori kritikoi ashpër presidentin Trump, duke e quajtur atë një “ngacmues” dhe një “bandit”.
Pas marrjes së çmimit nga Antonio Banderas, Richard Gere foli për ndikimin e artit dhe vuri theksin te ndryshimet që ka vënë re në botë, duke përfshirë rritjen e diskriminimit racor.
Fatkeqësisht, ne kemi zyrtarë të zgjedhur që nuk na frymëzojnë ashtu siç do të donim… Ne jemi në një kohë shumë të errët në Amerikë, ku kemi një ngacmues dhe një bandit si president të Shteteve të Bashkuara
Ai shprehu shqetësimin e tij për një mentalitet të ri racor që po përhapet, ku ndarja mes njerëzve po bëhet gjithnjë e më e theksuar.
Sipas tij, Amerika ndodhet në një periudhë të errët, dhe zyrtarët që udhëhoqën vendin nuk janë ata që duhet të frymëzojnë popullin. Publiku e mirëpriti fjalimin e tij me duartrokitje.