Gossip Showbiz

Rihanna ka treguar detaje nga nga jeta e saj personale dhe prindërimin! Kush është alarmi i saj i mëngjesit?

Në një intervistë ekskluzive për Harper’s Bazaar, Rihanna ka ndarë detaje të veçanta mbi jetën e saj si nënë dhe personalitetet e kundërta të djemve të saj, RZA dhe Riot. Këngëtarja, e cila së fundmi festoi 37-vjetorin, tregoi se RZA, dy vjeç, është një fëmijë empatik dhe i ndjeshëm, i dashuruar pas muzikës, librave dhe ujit, ndërsa Riot, një vjeç, është i plotë me energji dhe shpërthen në këngë që në mëngjes.

Ajo e quajti Riot “alarmin e saj të mëngjesit”, duke shtuar se fëmijët shpesh preferojnë partnerin e saj, ASAP Rocky, si babanë më të dashur.

Rihanna po ashtu zbuloi se emri i Riot u frymëzua nga kënga “Riot” e Pharrell Williams dhe ASAP Rocky, e publikuar në vitin 2023. Ndërkohë, ajo tregoi se RZA e pati të vështirë të përshtatej me ardhjen e vëllait më të vogël, por tashmë Riot “e di që është në krye”.

Këngëtarja foli edhe për jetën e saj private dhe theksoi se, megjithëse çifti preferon një jetë të qetë larg Hollywood-it, nuk i pëlqen ndjenja e izolimit të të famshmëve.

Nuk më pëlqen jeta e Rapunzel-it. Nuk dua të humbas mundësinë për të jetuar normalisht

Sa i përket muzikës, Rihanna la të kuptohet se një album i ri mund të jetë në horizonte, duke e quajtur muzikën “lirinë e saj” dhe duke pranuar se albumi i saj i fundit, “Anti” (2016), është i vetmi që vazhdon ta dëgjojë me kënaqësi.