Showbiz

Rihanna shfaqet me të nxira dhe hematoma në fytyrë, çfarë ka ndodhur me të?!

Këngëtarja e famshme Rihanna ka trembur publikun e kryesisht fansat e saj të zjarrtë me disa foto që janë publikuar së fundmi në rrjet.

Ajo është shfaqur me të nxira dhe hematoma në fytyrë që ishin shumë të dukshme edhe nga lart. Fotot që shihni janë shkrepur nga një paparac i cili arriti ta fotografojë yllin e muzikës teksa ajo kishte ndaluar për të marrë ushqimin në një restorant.

Pas komenteve e pyetjeve të shumta që ngritën fansat e shqetësuar, përfaqësues të 32-vjeçares kanë reaguar duke sqaruar situatën. Ata theksuan se nuk ka asgjë që nuk shkon me Rihannan.

Sipërmarrësja është rrëzuar teksa ishte duke bërë xhiro me skuterin e saj elektrit dhe është vrarë lehtë në fytyrë. Duket se fansat nuk janë fort të bindur pasi kjo kujton edhe episodin e trishtë kur Rihanna u dhunua nga Chris Brown në vitin 2009.