Aktualitet

Rihapen gjykatat, ja për të cilat çështje mund të paraqiteni

Gjykatat rifillojnë sot veprimtarinë e kufizuar e në respektim të masave për parandalimin e koronavirusit. Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ bën të ditur se pranë tyre mund të paraqiteni vetëm për çështje të ngutshme, kur diçka e tillë ju është komunikuar prej personelit. Ndërkaq, çështjet që nuk janë të një natyre urgjente, vazhdojnë të pezulluara. Të gjitha gjykatat duhet të respektojnë rigorozisht masat anti-COVID.