Katedralja e famshme Notre-Dame në Paris do të hapë sërish dyert për publikun më 7 dhe 8 dhjetor, pas një periudhe rinovimi prej pesë vitesh. Ky hap do të përshëndetet nga vizitorë jo vetëm nga Franca, por edhe nga e gjithë bota.
Rihapja e Notre-Dame, e cila u dëmtua rëndë nga një zjarr masiv në vitin 2019, shënon një moment të rëndësishëm. Incidendi i tmerrshëm, që dyshohet të ketë qenë aksidental, shkatërroi pjesë të mëdha të katedrales, duke përfshirë kulmin dhe alarmin e famshëm. Për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e rreth 600 zjarrfikësve shpëtoi strukturën kryesore, por dëmet mbetën të konsiderueshme.
Ceremonia e rihapjes, që do të mbahet në datat 7 dhe 8 dhjetor, do të jetë kryesisht e rezervuar për të ftuarit, por ngjarja do të transmetohet në televizion dhe qytetarët do të kenë mundësinë të mblidhen përpara katedrales për të ndjekur ngjarjen.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e mbajti premtimin e tij për të rinovuar Notre-Dame brenda pesë vitesh, një angazhim që duket i pamundur në fillim për shkak të shkallës së dëmeve. Ky projekt restaurimi ka përfshirë një përpjekje të madhe dhe ka marrë mbështetje nga e gjithë bota, me donacione që arrijnë në rreth 840 milionë euro.
Para tragjedisë, Notre-Dame tërhiqte më shumë se dymbëdhjetë milionë vizitorë çdo vit, dhe tashmë, pas restaurimit, pritet që kjo ikonikë e Parisit të rikthehet si një magnet për turistët dhe adhuruesit e artit nga e gjithë bota.